• петок, 03 април 2026

Tramp: Nëse Hormuzi nuk hapet menjëherë, do t'i shkatërrojmë ishullin Harg, elektranat iraniane dhe burimet e naftës

Tramp: Nëse Hormuzi nuk hapet menjëherë, do t'i shkatërrojmë ishullin Harg, elektranat iraniane dhe burimet e naftës

Uashington, 30 mars 026 (MIA) - Presidenti maerikan. Donald Tramp sot deklaroi se nëse ngushtica e Hormuzit nuk hapet menjëherë, SHBA-ja do t'i shkatërrojë ishullin Harg, infrastrukturën energjetike iraniane dhe burimet e naftës.

"Nëse ngushtica e Hormuzit nuk hapet menjëherë për punë, do ta përfundojmë qëndrimin tonë të bukur në Iran me ngritjen në ajër dhe shkatërrimin e plotë të të gjitha elektranave, burimeve të naftës dhe ishullin Harg (dhe ndoshta të gjitha instalacionet për desalinizim), të cilat qlllimisht ende nuk i kemi prekur", shkroi Tramp në rrjetin e tij Truth Social.

Ai deklaroi se sulmi i tillë do të ishte hakmarrje për " shumë ushtarë dhe të tjerë, të cilët Irani i vrau gjatë sundimit 47-vjeçar të terrorit të regjimit të vjetër".

Trampi shtoi se SHBA-ja po zhvillon "negociata serioze" me "një regjim të ri, më të matur" për ndërprerje të luftës dhe se është arritur "përarim i madh", por nuk saktësoi se me kë negocion SHBA-ja.

Presidenti amerikan kohë më parë deklaroi se negociatat për ndërprerje të luftës po përparojnë mirë dhe i dha Teheranit më shumë kohë për ta ndërprerë bllokimin e Hormuzit. ab/

Foto: Truth Social 

Остани поврзан