Tramp: Nuk jam racist, kam fituar më shumë vota nga njerëzit me ngjyrë se çdo republikan
- Presidenti amerikan Donald Tramp dje vlerësoi njerëzit me ngjyrë në administratën e tij, hodhi poshtë akuzat për racizëm dhe premtoi një "shekull të ri" suksesi për afrikano-amerikanët në 100-vjetorin e Muajit të historisë së njerëzve me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë.
Uashington, 19 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp dje vlerësoi njerëzit me ngjyrë në administratën e tij, hodhi poshtë akuzat për racizëm dhe premtoi një "shekull të ri" suksesi për afrikano-amerikanët në 100-vjetorin e Muajit të historisë së njerëzve me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë.
Komentet e tij kundërshtojnë kritikët që e akuzuan për refuzimin e politikave të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes, dhe vijuan menjëherë pasi në profilin e presidentit në rrjetet sociale u publikua një video në të cilin ish presidenti Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Mishell u paraqitën si majmunë.
Trampi ishte nikoqir i rreth njëqind të ftuarve dhe tha disa fjalë të zgjedhura për amerikanë të njohur me ngjyrë. Ai ftoi në skenë zyrtarët me ngjyrë në administratën e tij, përfshirë ministrin e Strehimit, Skot Turner, të cilin e quajti “të jashtëzakonshëm”, si dhe ministrin në administratën e parë të Trampit, dr. Ben Karson, për të cilin tha se së shpejti do të marrë Medaljen Presidenciale të Lirisë.
Deklaratat e Trampit për reformat e politikës ndëshkuese dhe kontrollit më të rreptë të imigracionit morën duartrokitje të forta nga publiku.
“Nuk më befason që fituam më shumë vota nga njerëzit me ngjyrë në vitin 2024 se çdo kandidat presidencial republikan në histori,” theksoi Donald Tramp. ls/
Foto: EPA