Tramp: Nuk jam i shqetësuar për rritjen e çmimeve të benzinës për shkak të luftës me Iranin
- Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se nuk është i shqetësuar për rritjen e çmimeve të benzinës në vend për shkak të luftës me Iranin, duke shtuar se kjo rritje është më pak e rëndësishme në krahasim me kontekstin e zgjeruar të konfliktit.
Uashington, 6 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se nuk është i shqetësuar për rritjen e çmimeve të benzinës në vend për shkak të luftës me Iranin, duke shtuar se kjo rritje është më pak e rëndësishme në krahasim me kontekstin e zgjeruar të konfliktit.
"Nuk kam kurrfarë shqetësimesh për këtë. Ato do të ulen shumë shpejt kur të mbarojë kjo, ndërsa nëse rriten, le të rriten, por kjo është shumë më e rëndësishme sesa një rritje e vogël e çmimit të benzinës", tha Tramp në intervistë për Rojters.
Lufta me Iranin solli deri në rritje të çmimeve të benzinës për rreth 20 centë për galon, ose për shtatë për qind për disa ditë.
Tramp shtoi se nuk ka plane t'i shfrytëzojë Rezervat strategjike të naftës, rezervat më të mëdha për raste urgjente në botë, të deponuara në shpella nëntokësore për kripë në Luiziana dhe Teksas.
Ai gjithashtu shprehu besim se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur për anijet, duke thënë se marina iraniane është në "fund të detit".
Komentet e Tramp erdhën më shumë se një javë pasi ai vlerësoi rënien e çmimeve të derivateve gjatë fjalimit të tij për gjendjen e kombit. bsh/
Foto: Iks