• сабота, 21 февруари 2026

Tramp: Nuk e di nëse ekzistojnë jashtëtokësorët, por kam urdhëruar Qeverinë të publikojë të gjitha dosjet për UFO-t

Tramp: Nuk e di nëse ekzistojnë jashtëtokësorët, por kam urdhëruar Qeverinë të publikojë të gjitha dosjet për UFO-t

Uashington, 20 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti Donald Tramp, mbrëmë deklaroi se kishte urdhëruar Pentagonit dhe agjencive të tjera qeveritare të identifikonin dhe publikonin dokumente që lidhen me jashtëtokësorët dhe UFO-t për shkak të "interesit të madh publik".  

Trampi e publikoi në rrjetet sociale disa orë pasi akuzoi ish presidentin Barak Obama për rrjedhje të "informacionit të klasifikuar" kur Obama kohët e fundit sugjeroi në një podkast se ekzistojnë jashtëtokësorët. 

Trampi në aeroplanin "er fors uan" u tha gazetarëve: "Nuk e di nëse ato ekzistojnë apo jo". Duke iu referuar Obamës, ai shtoi: "Ndoshta do ta nxjerr nga problemet duke i deklasifikuar ato".  

Në një publikim në rrjetet sociale pardje mbrëma, Tramp tha se u kishte urdhëruar agjencive qeveritare të publikonin dokumente që lidhen me "jashtëtoksorët dhe jetën jashtëtokësore, fenomenet ajrore anonime dhe objektet fluturuese anonime (UFO), si dhe të gjitha informacionet e tjera që lidhen me këto çështje jashtëzakonisht komplekse, por veçanërisht interesante dhe çështje të rëndësishme".

Obama, i cili i bëri komentet e tij në një podkast gjatë fundjavës, më vonë sqaroi se nuk kishte parë asnjë provë që jashtëtokësorët të kishin "vendosur kontakt me ne", por tha: "Statistikisht, universi është aq i gjerë sa ka shumë mundësi që të ketë jetë diku atje jashtë".

Trampi dje, kur erdhi fjala për mundësinë e vizitës nga jashtëtoksorët, tha se "nuk kishte asnjë qëndrim për këtë". "Unë nuk flas kurrë për këtë. Shumë njerëz e bëjnë këtë. Shumë njerëz besojnë në këtë", potencoi Trampi.

Interesi publik për objektet fluturuese të paidentifikuara dhe mundësia që qeveria po fsheh sekrete rreth jetës jashtëtokësore është rigjallëruar që kur një grup ish përfaqësuesish të Pentagonit dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë i dhanë pamje të objekteve të paidentifikuara gazetës "Njujork tajms" dhe "Politiko" në vitin 2017.

Vëmendja e shtuar qoi që Kongresin të mbante seancat e para dëgjimore për UFO-t pas 50 viteve në maj të vitit 2022, megjithëse zyrtarët në atë kohë deklaruan se objektet që dukeshin si trekëndësha të gjelbër mbi një anije të marinës ka të ngjarë të ishin dronë.

Që atëherë Pentagoni premtoi transparencë më të madhe për këtë temë. rq/

Foto: arkivi i EPA-s

Остани поврзан