Tramp: Ndërrimi i regjimit në Iran do të ishte puna më e mirë që mund të ndodhë
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp mbrëmë deklaroi se ndërrimi i regjimit në Iran "do të ishte puna më e mirë që mund të ndodhë".
Uashington, 14 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp mbrëmë deklaroi se ndërrimi i regjimit në Iran "do të ishte puna më e mirë që mund të ndodhë".
"Vetëm flasin dhe flasin dhe flasin tashmë 47 vite", theksoi Tramp.
Ai konfirmoi edhe se mbajtësi më i madh i aeroplanëve në botë "USS Xherald R. Ford" nga Deti i Karaibeve do të sistemohet në Lindjen e Afërt. Ai do t'u bashkohet mbajtësit "USS Abraham Linkoln" dhe anijeve shkatërruese me raketa drejtuese, të cilat në rajon ndodhen tashmë dy javë.
"Do të na duhet në rast të mosarritjessë marrëveshjes. Niset shumë shpejtë", theksoi Tramp.
Por, Tramp bëri me dije se është e mundur marrëveshja me Iranin dhe evitimi i operacionit ushtarak.
"Nëse na japin marrëveshje të drejtë, nuk do ta bëjmë atë", theksoi Tramp. ab/
foto: МIА arkivi