Tramp nënshkroi urdhër ekzekutiv, me të cilin vendosen tarifa globale prej 10 për qind, pas vendimit të Gjykatës Supreme
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv, me të cilën vendosen tarifa globale prej 10 për qind, pasi që Gjykata Supreme dje i pezulloi tarifat e tij të vendosura në prill të vitit të kaluar.
Uashington, 21 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv, me të cilën vendosen tarifa globale prej 10 për qind, pasi që Gjykata Supreme dje i pezulloi tarifat e tij të vendosura në prill të vitit të kaluar.
"Është një nder i madh për mua që të nënshkruaj në Zyrën Ovale një tarifë globale prej 10 për qind për të gjitha vendet, që hyn në fuqi pothuajse menjëherë", shkroi Tramp në Truth Social.
Disa orë më parë, Tramp paralajmëroi masën, duke thënë se tarifat e reja prej 10 për qind do të jenë "tarifa shtesë të tarifave normale që SHBA-ja tashmë i paguan".
Tramp theksoi se tarifat do të vendosen konform Nenit 122 të Ligjit për Tregti të vitit 1974, i cili i jep presidentit autoritetin për të vendosur tarifa të përkohshme tregtare për të zgjidhur problemet me bilancin e pagesave.
Tramp njoftoi këtë veprim pasi Gjykata Supreme e SHBA-së më parë rrëzoi tarifat gjithëpërfshirëse që ai vendosi prillin e kaluar.
Paketa, e cila mbulonte dhjetëra vende, i referohej Ligjit për autorizime ndërkombëtare ekonomike në gjendje të jashtëzakonshme të vitit 1977. Gjykata Supreme e SHBA-së vendosi që edhe pse ligji i lejon presidentit të rregullojë tregtinë e jashtme gjatë një emergjence kombëtare, nuk i lejon atij të vendosë tarifa. mb/
Foto: EPA