• петок, 13 март 2026

Tramp: Lufta me Iranin filloi për shkak të një objekti të ri për materialet e armëve bërthamore

Tramp: Lufta me Iranin filloi për shkak të një objekti të ri për materialet e armëve bërthamore

Uashington, 10 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramo deklaroi se lufta me Iranin ka filluar pasi Teherani nisi të punojë në objektin e ri për prodhimin e materialeve për armë bërthamore. 

Trampi tha se objekti i ri kishte për qëllim të zëvendësonte impiantet që SHBA-ja i kishin bombarduar vitin e kaluar.

"Por ata filluan të punojnë në një tjetër objekt – një objekt ndryshe, një lloj tjetër objekti, i mbrojtur me granit", deklaroi ai.

Sipas Trampit, Teherani kishte tentuar të shfrytëzonte "kërcënimin në rritje eksponenciale nga raketat balistike" për ta bërë pothuajse të pamundur ndalimin e zhvillimit të armëve bërthamore.

Trampi shprehu zhgënjim për zgjedhjen e Moxhtaba Hameneit si pasardhës i të atit, ajatollahu Ali Hamenei, në pozitën e liderit suprem të Iranit.

Ai vlerësoi se do të ishte "jo e përshtatshme" të komentonte nëse udhëheqësi i ri mund të bëhej objekt i një sulmi vdekjeprurës, siç i kishte ndodhur të atit.

Presidenti amerikan kërcënoi me një përgjigje të fuqishme nëse Irani përpiqet të bllokojë transportin e naftës përmes ngushticës së Hormuzit.

Ai paralajmëroi se SHBA-të mund të shkatërrojnë "objekte lehtësisht të cenueshme", gjë që, sipas tij, do ta bënte pothuajse të pamundur që Irani të rimëkëmbet si shtet.

Trampi deklaroi gjithashtu se po mendon lehtësimin e sanksioneve për eksportin rus të naftës dhe lirimin e një pjese të rezervave strategjike amerikane të naftës bruto si pjesë e masave për të kufizuar rritjen e menjëhershme të çmimeve globale të energjisë.

Ai shtoi se administrata po shqyrton gjithashtu lehtësimin e sanksioneve për disa vende me qëllim stabilizimin e tregut të naftës, pa dhënë më shumë detaje.

Trampi deklaroi se operacionet ushtarake do të vazhdojnë derisa Irani të jetë "plotësisht dhe me vendosmëri i mposhtur”, por shprehu bindjen se konflikti mund të përfundojë shpejt.

Ai shtoi se nuk dëshiron që Irani të përjetojë skenarin e Irakut, ku pas shpërbërjes së institucioneve u shfaq grupi terrorist Shteti Islamik.

Trampi, gjithashtu, tha se ai dhe nënpresidenti Xhej Di Vens "bien dakord shumë mirë” mbi çështjet që lidhen me Iranin, megjithëse Vens është "ndoshta pak më pak entuziast" për një ndërhyrje ushtarake. qa/

Foto: EPA

 

Остани поврзан