Tramp: Iranit i kanë mbetur vetëm "varka të shpejta"
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp u prononcua në rrjetin e tij social "Truth Social" për ngjarjet më të reja në Ngushticën e Hormuzit dhe operacionin "Projekti Liria".
Uashington, 4 maj 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp u prononcua në rrjetin e tij social "Truth Social" për ngjarjet më të reja në Ngushticën e Hormuzit dhe operacionin "Projekti Liria".
"Irani ka kryer sulme ndaj vendeve që nuk janë të lidhura me Operacionin 'Projekti Liria', përfshirë një anije transportuese të Koresë së Jugut. Ndoshta është koha që Koreja e Jugut t'i bashkohet misionit! Ne kemi goditur shtatë anije të vogla iraniane, ose siç u pëlqen t'i quajnë, 'varka të shpejta'. Kjo është e gjitha që u ka mbetur. Përveç anijes së Koresë së Jugut, në këtë moment nuk ka dëme në asnjë anije që kalon nëpër Ngushticën", tha Tramp.
Ai paralajmëroi se ministri amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset dhe shefi i Shtatëmadhorisë së armatës, Den Kejn nesër në mëngjes do të mbajnë konferencë për shtyp.
Paraprakisht, Ministria e Oqeaneve dhe Peshkimit e Koresë së Jugut njoftoi se një anije transportuese e Koresë së Jugut, e ankoruar në Ngushticën e Hormuzit ishte shënjestra e një sulmi të mundshëm që shkaktoi shpërthim.
Anija transportuese HMM Namu ishte e ankoruar në ujërat pranë Emirateve të Bashkuara Arabe. Në anije gjithsej ka pasur 24 anëtarë të ekuipazhit, përfshirë gjashtë shtetas të Koresë së Jugut dhe 18 shtetas të huaj. Në incidentin nuk u lëndua askush. bsh/
Foto: Truth Social