Tramp e vlerëson presidentin kinez si "lider të madh", tha se paraqet nder për të që është mik i tij
- Presidenti amerikan, Donald Tramp për kolegun e tij kinez, Shji Xhjinping tha se është "lider i madh" dhe shtoi se paraqet nder për të që është mik i tij.
Pekin, 14 maj 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp për kolegun e tij kinez, Shji Xhjinping tha se është "lider i madh" dhe shtoi se paraqet nder për të që është mik i tij.
"Do të kemi ardhmëri fantastike së bashku", tha Tramp në fillim të takimit të liderëve në Pekin. Ai shtoi se Shji është "lider i madh", duke theksuar se "ndonjëherë njerëzit nuk duan kur e them këtë, por megjithatë unë e them se është e vërtetë".
Presidenti kinez nga ana e tij deklaroi se është i bindur se interesat e përbashkëta mes SHBA-së dhe Kinës janë më të mëdha se dallimet e tyre. Ai e hapi edhe çështjen nëse të dy vendet mund të krijojnë "model të ri të marrëdhënieve mes fuqive të mëdha".
Në bisedat kanë marrë pjesë edhe përfaqësues qeveritarë, të obliguar për financa, tregti, mbrojtje dhe punë të jashtme nga të dy palët.
Sipas agjendës, Shji sonte duhet të organizojë pritje shtetërore për nder të Trampit, vizita e të cilit në Kinë parashihet të zgjat deri të premten. bsh/
Foto: EPA