• сабота, 21 февруари 2026

Tramp dhe Infantino do të ndërtojnë një stadium në Gaza

Tramp dhe Infantino do të ndërtojnë një stadium në Gaza

Uashington, 20 shkurt 2026 (MIA) - Federata Botërore e Futbollit FIFA, është zotuar të investojë 50 milionë dollarë në ndërtimin e Stadiumit Kombëtar dhe fonde shtesë për fusha të tjera futbolli (si p.sh. 15 milionë dollarë për Akademinë e FIFA-s). FIFA po e ndërmerr këtë hap sepse rajoni përballet me një infrastrukturë të shkatërruar pas dy vitesh lufte.

Kjo ide u paraqit në takimin e parë të djeshëm të Bordit të Paqes që u mbajt në Uashington.

Disa vende kanë premtuar një total prej shtatë miliardë dollarësh ndihmë për rindërtimin e Gazës, dhe disa vende do të marrin pjesë gjithashtu me forca ushtarake për të stabilizuar situatën.

Sipas kryetarit të FIFA-s, Xhani Infantino, stadiumi do të ketë një kapacitet prej 20,000 deri në 25,000 vendesh.

Gaza nuk ka ekipin e vet të futbollit, por ekipi kombëtar palestinez, i cili përfaqëson edhe Bregun Perëndimor, është anëtar i FIFA-s që nga viti 1998.

Kryetari i FIFA-s, Infantino, ka vizituar shpesh SHBA-në muajt e fundit përpara Kupës së Botës, e cila do të mbahet këtë vit në SHBA, Meksikë dhe Kanada, dhe ka pasur takime të shpeshta me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp. sa/

Foto: EPA

Остани поврзан