Tramp dha urdhër për kthimin në shërbim të ushtarëve që refuzuan të vaksinohen nga Kovid-19
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, dha urdhër për kthimin në shërbim të personave ushtarak të cilët janë larguar nga puna për shkak të refuzimit të vaksinohen nga Kovid-19.
Uashington, 29 janar 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, dha urdhër për kthimin në shërbim të personave ushtarak të cilët janë larguar nga puna për shkak të refuzimit të vaksinohen nga Kovid-19.
Në vitin 2021, pasi Pentagoni e bëri të obligueshëm vaksinimin, mijëra ushtarë u larguan sepse nuk dëshironin të vaksinohen.
Në dekretin presidencial theksohet se "kërkesa për vaksinim ishte e padrejtë, tepër e gjerë dhe e panevojshme", për ushtarët amerikan. Për shumë prej tyre duhej të ishte bërë përjashtim, por kjo nuk ndodhi dhe u pushuan nga puna, shtohet në dokument.
Dekreti do të lejojë kthimin e të gjithë ushtarëve (aktivë dhe rezervë) që janë larguar vetëm për shkak se kanë refuzuar të vaksinohen dhe që kanë kërkuar të kthehen në shërbim.
Sipas dekretit, ushtarët mund të rifitojnë gradën e mëparshme dhe të marrin kompensim të plotë monetar, përfitime, shpërblime ose dëmshpërblim.
Ushtarët që paraqesin prova se kanë lënë vullnetarisht shërbimin në vend që të vaksinohen sipas mandatit, do të mund të kthehen në shërbim pa pasoja për statusin e tyre të shërbimit, gradën ose pagesën. sa/
foto: Arkivi i MIA-s