Tramp deklaroi se SHBA-ja dhe Izraeli "shumë fuqishëm" do ta godasin Iranin gjatë javës së ardhshme
- Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se sulmet amerikane dhe izraelite kundër Iranit do të vazhdojnë edhe në javën e tretë, duke paralajmëruar se Teherani do të ballafaqohet me sulme të rënda shtesë në ditët e ardhshme.
Uashington, 13 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se sulmet amerikane dhe izraelite kundër Iranit do të vazhdojnë edhe në javën e tretë, duke paralajmëruar se Teherani do të ballafaqohet me sulme të rënda shtesë në ditët e ardhshme.
"Do të godasim shumë fuqishëm gjatë javës së ardhshme", deklaroi sot Tramp për Fox News Radio.
"Shkatërruam pjesën më të madhe të raketave të tyre", shtoi ai.
Trampi po ashtu tha se kredibiliteti i udhëheqësit të ri suprem të Iranit, Moxhtaba Hamnei, është vënë në test pas kërcënimeve nga Teherani.
"Shumë flisnin, e tani duhet të dëshmohet", tha Tramp, duke aluduar në deklaratat e personave zyrtarë iranianë.
Hamnei në deklaratën që dje e ka lexuar spikeri në televizionin shtetëror, ka bërë thirrje në hakmarrje për viktimat në luftën me SHBA-në dhe Izraelin. bsh/
Foto: EPA