• петок, 20 февруари 2026

Tramp: Arrestimi i Endrju Mauntbaten-Vindzor është i keq për familjen mbretërore britanike

Tramp: Arrestimi i Endrju Mauntbaten-Vindzor është i keq për familjen mbretërore britanike

Uashington, 20 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, mbrëmë deklaroi se arrestimi i Endrju Mauntbaten-Vindzor ishte "i keq për familjen mbretërore britanike", publikoi DPA. 

Komenti i tij vijoi pas arrestimit të ish-princit me dyshimin për keqpërdorim me funksionin publik për lidhjet e tij me financierin dhe abuzuesin seksual Xhefri Epstin.

Në bisedë me gazetarët gjatë rrugës për në një ngjarje në shtetin e Xhorxhias, Trampi vlerësoi vëllanë e Endrjut, mbretin britanik, Çarli i III, dhe shtoi se ai "shumë shpejtë do të vijë në vendin tonë". 

Presidenti shtoi se "arrestimi i Endrjut është marrëzi".

"Mendoj se është shumë e mërzitshme. Mendoj se është shumë keq për familjen mbretërore. Të shohësh se çfarë po ndodh me vëllain e tij, i cili padyshim do të vijë në vendin tonë shumë shpejt, është shumë e mërzitshme. Mbreti është një njeri fantastik", shtoi Trampi.

Endrju u arrestua dje në mëngjes me akuza që rrjedhin nga publikimi i dosjeve që lidhen me Epstein.

Endrju mohon çdo shkelje në lidhje me lidhjet e tij me Epstein.

Foto: EPA

Остани поврзан