Tramp: Armëpushimi i Iranit mund të përfundojë nëse deri të mërkurën nuk arrihet marrëveshje afatgjate
- Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë deklaroi se mund t'i japë fund armëpushimit me Iranin nëse deri të mërkurën nuk arrihet marrëveshje afatgjatë për t'i dhënë fund luftës.
Uashington, 18 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë deklaroi se mund t'i japë fund armëpushimit me Iranin nëse deri të mërkurën nuk arrihet marrëveshje afatgjatë për t'i dhënë fund luftës.
"Mund të mos e zgjas, por bllokada (në portet iraniane) do të mbetet", u tha Tramp gazetarëve në aeroplanin "Er forc uan" gjatë rrugës duke u kthyer drejt Uashingtonit nga Feniks, Arizona.
"Pra, keni një bllokadë dhe për fat të keq do të na duhet përsëri të fillojmë të hedhim bomba ", tha ai. mb/
Foto: MIA