• недела, 22 март 2026

Trajnim për përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vlerësim të rrezikut nga korrupsioni

Trajnim për përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vlerësim të rrezikut nga korrupsioni

Shkup, 2 mars 2026 (MIA) – Nisma Rajonale kundër Korrupsionit (RAI) sot në Shkup organizon trajnim për pjesëtarë të policisë/ Ministrisë së Punëve të Brendshme në sferën e Vlerësimit të rrezikut nga korrupsioni dhe Legjislacionit për vlerësim të korrupsionit. 

Siç është njoftuar, në sesionin hapës do të flasin Adem Çuçul, kryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Albert Hani, drejtor i Nismës Rajonale Kundër Korrupsionit, Nikolla Prokopenko, shef i Sektorit në Ministrinë e Drejtësisë dhe përfaqësues i shtetit në Grupin Drejtues të RAI-t, dhe atasheu Klaus Gruber, zyrtar ndërlidhës i Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme në Ambasadën Austriake në Shkup.

Trajnimi do të mbahet në h. “Aleksandar pallas” nga ora 9. Deklarata për mediat pas sesionit hyrës do të kenë kryetari i Komisionit Antikorrupsion, Çuçul, dhe drejtori i RAI-t, Hani. fc/

Foto: RAI, pllakat

 

Остани поврзан