• сабота, 16 мај 2026

Tragjedi në Durrës: Shoferi i dehur goditi me automobil dy fëmijë duke luajtur në trotuar, i treti lufton për jetën

Tragjedi në Durrës: Shoferi i dehur goditi me automobil dy fëmijë duke luajtur në trotuar, i treti lufton për jetën

Tiranë, 4 maj 2026 (MIA) - Një ngjarje tragjike që ndodhi në qytetin e Durrësit, e shqetësoi opinionin shqiptar, kur një shofer që drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit goditi fëmijët derisa luanin në trotuar.

Nga goditja në vendin e aksidentit vdiqën dy fëmijë të moshës 10 dhe 13 vjet, ndërsa njëri i moshës 8-të vjeçare lufton për jetën në klinikën për traumatologji në Tiranë. Fëmija i katërt që ishte me ta mbeti i palënduar.

Shoferi Nikoll Radaçi (57) e braktisi vendin e aksidentit menjëherë pas incidentit, duke e lënë automjetin, por më vonë u arrestua nga policia.

Gjatë arrestimit të tij ai tha "më vrisni, nuk meritoj të jetoj".

"Njëri nga fëmijët që humbi jetën dhe ai i lënduari rëndë janë vëllezër, ndërsa fëmija i tretë është kushëriri i tyre. Prindërit e tij janë në Itali për trajtimin e kancerit të të atit, dhe motra e tij ishte në shtëpi me të, raportuan mediat, duke cituar deklaratat e fqinjëve.

Fqinjët gjithashtu konfirmuan se shoferi Radaçi, i cili jetonte në pjesën e njejtë të Durrësit, ishte i njohur si person problematik, kryente manovra të rrezikshme me automobil dhe konsumonte alkool.

Pas ngjarjes tragjike, që ndodhi dje apsdite, reaguan kreu shtetëror, partitë politike, ministrat të cilët shprehën keqardhje të thellë ndaj familjeve. sa/

Foto:policia/

 

 

 

 

 

 

 

 

Остани поврзан