• петок, 20 февруари 2026

Trafiku zhvillohet në kushte dimri, dukshmëri e zvogëluar në Pletvar dhe Strazhë

Trafiku zhvillohet në kushte dimri, dukshmëri e zvogëluar në Pletvar dhe Strazhë

Shkup, 13 shkurt 2026 (MIA) - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri, nëpër rrugë kryesisht me lagështi. Dukshmëria është e zvogëluar për shkak të mjegullës në dy qafa malore - deri në 50 metra në Pletvar dhe deri në 80 metra në Strazhë, informojnë nga qendra dispeçere-informative e NP "Rrugët e Maqedonisë".

Kompania thekson se të gjitha rrugët në të gjithë vendin janë të kalueshme, por paralajmëron se në pjesët që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut.

NP "Rrugët e Maqedonisë" u bën thirrje shoferëve që të ngasin me kujdes, të respektojnë sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Ekipet e kujdestarisë së kompanisë janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан