• четврток, 25 декември 2025

TPM do të informojë për festimin e 80-vjetorit me "Diell, sa afër është dielli"

TPM do të informojë për festimin e 80-vjetorit me

Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Teatri Popullor i Maqedonisë sot do të mbajë konferencë për mediat me rastin e shënimit të 80-vjetorit nga ekzistimi i tij dhe paralajmëroi spektakël skenik "Dielli, sa afër është dielli - Made in TPM", me regji të Dejan Projkovskin. 

Takimi me mediat do të mbahet duke filluar nga ora 11:00 në hollin e Teatrit Popullor të Maqedonisë, ku do të prezantohet koncepti i ngjarjes, premiera e së cilës është caktuar për 29 dhjetor në skenën kryesore të TPM. Siç theksohet në kumtesën TPM-së, shfaqja do të ofrojë një udhëtim audiovizual përmes dramaturgjisë, poezisë, prozës dhe arteve të bukura maqedonase, pas çka do të preznatohet vizioni artistik dhe idea që qëndron pas projektit.

Spektakli skenik, sipas TPM-së, bashkon të kaluarën dhe të tashmen e teatrit përmes vlerave kyçe si dashuria për teatrin, guximi artistik, përkushtimi, vizioni, puna në ekip, kultivimi i traditës dhe krijimi i vlerave të reja për të ardhmen. 

Në projekt marrin pjesë ansambli i Teatrit Popullor i Maqedonisë, artistë të operës, si dhe studentë të aktrimit dhe aktorë nga Fakulteti i arteve dramatike dhe "Evropa Prima". Shfaqja kombinon mjete të shumëfishta shprehjeje me një theks të veçantë me video 3D, që, siç theksojnë nga teatri, krijon një përvojë të fortë skenike vizuale dhe emocionale. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан