• понеделник, 12 јануари 2026

Toshkovski nderoi heronjtë e policisë me rastin e 26-vjetorit të vdekjes së tyre

Toshkovski nderoi heronjtë e policisë me rastin e 26-vjetorit të vdekjes së tyre

Shkup, 11 janar 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot vendosi lule të freskëta para monumentit të heronjve të policisë Kirill Petrushevski, Aco Angellovski dhe Eroll Gotak në rrethin e stacionit policor Gazi Babë të cilët para 26 vjetëve humbën jetën në mënyrë tragjike më 11 janar të vitit 2000 në pritë në hyrje të fshatit Haraçinë. 

Toshkovski edhe një herë rikujtoi se vepra dhe sakrifica e punonjësve të rënë të policisë janë zotim i përheshëm dhe rikujtim i fuqishëm për rëndësinë e shërbimit në mbrojtjen e sigurisë dhe shtetit.

Heronjtë e Maqedonisë, shtoi Toshkovski, mbeten përgjithmonë të ngulitur në mbamendjen kolektive, ndërsa sakrifica e tyre do të vazhdojë të frymëzojë gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme. fc/

Foto: MPB

 

Остани поврзан