Toshkovski: Ka rritje të denoncimeve për dhunë në familje – viktimat po inkurajohen gjithnjë e më shumë, po ndjekin ndryshime të rëndësishme ligjore
- Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot deklaroi se në javët e fundit është vërejtur një rritje e konsiderueshme e denoncimeve për dhunë në familje, ndërsa institucionet po punojnë intensivisht për ndryshime sistematike dhe për përmirësimin e reagimit ndaj viktimave.
Shkup, 24 mars 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot deklaroi se në javët e fundit është vërejtur një rritje e konsiderueshme e denoncimeve për dhunë në familje, ndërsa institucionet po punojnë intensivisht për ndryshime sistematike dhe për përmirësimin e reagimit ndaj viktimave.
Ai potencoi se shifrat janë ndjeshëm më të larta se zakonisht dhe se publiku duhet të jetë i vetëdijshëm se një pjesë e rritjes është për shkak të besimit më të madh në institucione dhe inkurajimit të viktimave.
“Nëse më parë kishim një deri në dy raste në javë, tani kemi disa raste çdo ditë. Vetëm këtë fundjavë patëm më shumë se 10 denoncime për dhunë në familje. Kjo tregon se viktimat janë inkurajuar të raportojnë dhunën. Kjo tregon se, në një mënyrë, kemi institucione më aktive jo vetëm në pjesën e BSP-së dhe sektorëve të Punëve të Brendshme pranë MPB-së, por edhe brenda institucioneve të tjera" tha Toshkovski pas ngjarjes që shënoi fillimin e fushatës së OSBE-së për rritjen e vetëdijes publike mbi rreziqet nga keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta.
Ministri shtoi se shifra të tilla kërkojnë veprim të menjëhershëm nga të gjitha institucionet kompetente, veçanërisht në pjesën e forcimit të sistemeve të mbrojtjes dhe të përgjegjësisë për ata të cilët nuk vepruan si duhet
Toshkovski paralajmëroi se po përgatiten edhe ndryshime të rëndësishme në kuadrin ligjor i cili lidhet me dhunën në familje, ndërsa se procesi do të zhvillohet në dy faza – ndërhyrje të shpejta ligjore dhe më pas një rishikim i plotë
"Ky është një proces për të cilin do të duhet pak më shumë kohë. Ekspertët e fushës do të duhet të hyjnë thellësisht jo vetëm në legjislacionin ligjor, por edhe në zbatimin e zgjidhjeve ligjore tashmë të mira, sepse kemi edhe zgjidhje ligjore të mira që zbatohen dobët. Sigurisht, për të gjitha këto do të duhet edhe një forcim i financimit nga shteti për disa nga proceset. Për më tepër, do të nevojitet forcim i kapaciteteve financiare të institucioneve të caktuara që të mund të përgjigjen si duhet", tha ministri. rq/
Foto: arkivi i MIA-s