Tomeski për MIA-n: Është shuar zjarri në shtëpizën malore në Vodno
- Zjarri në shtëpizën malore në Vodno është shuar, po punohet për pastrimin e hapësirës së djegur, deklaroi për MIA, komandanti i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski.
Shkup, 1 shtator 2024 (MIA) - Zjarri në shtëpizën malore në Vodno është shuar, po punohet për pastrimin e hapësirës së djegur, deklaroi për MIA, komandanti i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski.
Është bërë ndërhyrje me dy automjete dhe shtatë zjarrfikës. Në shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe punonjësit e “Parkut pyjor Vodno”. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s