Tod Blançi: Cak i sulmuesit ishte Trampi dhe anëtarët e administratës së tij
- Prokurori i përgjithshëm i ShBA-së në detyrë, Tod Blanç, deklaroi se shërbimet hetimore besojnë se cak i njeriut që gjuajti gjatë darkës së presidentiti Donald Tramp me korrespondentët nga Shtëpia e Bardhë, kanë qenë përfaqëuesit e administratës, si dhe vetë presidenti.
Uashington, 26 prill 2026 (MIA) - Prokurori i përgjithshëm i ShBA-së në detyrë, Tod Blanç, deklaroi se shërbimet hetimore besojnë se cak i njeriut që gjuajti gjatë darkës së presidentiti Donald Tramp me korrespondentët nga Shtëpia e Bardhë, kanë qenë përfaqëuesit e administratës, si dhe vetë presidenti.
"Duket se ai kishte në shënjestër njerëz që punonin në administratë, ndoshta përfshirë edhe presidentin", tha Blanp për NBC News. Blançi shtoi se i dyshuari në sulm ka të ngjarë të ketë udhëtuar me tren nga Los Anxhelosi në Çikago dhe pastaj prej andej në Uashington.
Kryeprokurori, gjithashtu shprehu besim se vizita e Mbretit të Britanisë, Çarlls III, në Uashington do të zhvillohet dhe do të kalojë në siguri të plotë.
Mbreti Çarlls III pritet të fillojë një vizitë shtetërore në Shtetet e Bashkuara nesër pasdite sipas kohës amerikane.
Nga pallati Bakingam bënë të ditur se mbreti Çarlls III është informuar për të shtënat në darkën gala dhe ishte i kënaqur që presidenti dhe Zonja e Parë nuk janë lënduar.
Në këtë rast theksohet se po zhvillohen diskutime intensive rreth asaj se si incidenti mund të ndikojë në vizitën e mbretit britanik në ShBA.
Foto: EPA