• сабота, 16 мај 2026

Tisa: Hungaria mund të krijojë kushte për vendosje të euros deri në vitin 2030

Tisa: Hungaria mund të krijojë kushte për vendosje të euros deri në vitin 2030

Budapest, 17 prill 2026 (MIA) - Ekipi ekonomik i partisë Tisa, e cila fitoi në zgjedhjet parlamentare të mbajtura para pak kohe, sot kumtoi se Hungaria mund t'i përmbushë kushtet për vendosje të euros në afat prej katër viteve.

Andrash Karman, i cili është përgjegjës për financa në Tisa, deklaroi se nevojitet të shqyrtohet hollësisht gjendja fiskale e vendit dhe të zbatohen konsultime para se të konstatohet data e saktë për vendosje të valutës së përbashkët evropiane, duke cekur se afati real mund të jetë viti 2030, me mundësi që kjo të ndodhë më herët nëse përmbushen kushtet.

Ai, transmeton Teleksi hungarez, shtoi se stabiliteti i çmimeve është mes kritereve kyçe për inkuadrim drejt Eurozonës, por se Tisa nuk planifikon ta arrijë atë me kufizimet administrative të çmimeve, duke i vlerësuar masat e tilla si të paqëndrueshme në ekonominë e tregut në afat më të gjatë.

"Qëllimi është gradualisht të hiqen intervenimet e këtilla, por në mënyrë që nuk do t'i ngarkojë qytetarët", tha Karman, duke cekur se kufizimi i marzheve tregtare për produktet ushqimore dhe mjekësore mund të vazhdohet përkohësisht. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан