• вторник, 17 февруари 2026

Thaçi: 17 Shkurti simbolizon sakrificën për liri, shtetësi dhe dinjitet kombëtar

Thaçi: 17 Shkurti simbolizon sakrificën për liri, shtetësi dhe dinjitet kombëtar

Shkup, 17 shkurt 2026 (MIA)- Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka uruar 17 Shkurtin- Ditën e pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, kjo datë e shenjtë simbolizon sakrificën për liri, shtetësi dhe dinjitet kombëtar.

“Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, ju përcjell urimet më të sinqerta me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Kjo datë e shenjtë simbolizon sakrificën për liri, shtetësi dhe dinjitet kombëtar. Uroj që Republika e Kosovës të vazhdojë me vendosmëri rrugën e konsolidimit institucional, forcimit të shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të plotë në strukturat euro-atlantike.

Gëzuar 17 Shkurti!“, ka shkruar Thaçi.

Остани поврзан