• сабота, 21 февруари 2026

Tetë persona humbën jetën në një depo për fishekzjarre në Kinë

Tetë persona humbën jetën në një depo për fishekzjarre në Kinë

Pekin, 16 shkurt 2026 (MIA) - Shpërthimi në depon e fishekzjarreve në Kinën lindore mori jetën e tetë personave, ndërsa dy janë lënduar, kumtuan autoritetet. 

Jashtë qyteteve të mëdha ku përdorimi i mjeteve piroteknike është i rregulluar në mënyrë strikte, banorët e vendit përdorin rregullisht fishekzjarre gjatë ngjarjeve dhe festave të rëndësishme, siç është Viti i Ri Hënor, i cili do të festohet nesër.

"Përdorimi i papërshtatshëm" i fishekzjarrëve nga një ose më shumë persona shkaktoi një shpërthim në një depo në provincën Xhangsu", kumtuan autoritetet në rrjete sociale. 

Zjarri i shkaktuar nga shpërthimi u shua rreth orës 16:00 sipas kohës lokale, theksohet në të njëjtën kumtesë, duke shtuar se tetë persona humbën jetën, ndërsa dy të tjerë u lënduan lehtë.

Autoritetet kanë nisur një hetim, ndërsa personat përgjegjës janë arrestuar. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан