• сабота, 21 февруари 2026

Tetë skiatorë e kanë humbur jetën, ndërsa një është zhdukur në një ortek në Kolorado

Tetë skiatorë e kanë humbur jetën, ndërsa një është zhdukur në një ortek në Kolorado

Los Anxhelos, 19 shkurt 2026 (MIA) - Tetë skiatorë e kanë humbur jetën në ortekun në malet Sierra Nevada në Kaliforni, ndërsa një është zhdukur, njoftuan mbrëmë autoritetet, në një nga aksidentet më vdekjeprurëse të tilla në historinë e SHBA-së.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur gjashtë të mbijetuar pas stuhisë së borës, që solli disa metra borë në Sierra ditët e fundit.

Orteku ndodhi dje, në orën 11:30 të mëngjesit sipas kohës lokale, pranë Kasëll Pik, në Traki, Kaliforni, 15 kilometra në veri të Liqenit Taho dhe në të janë ngujuar numër i madh skiatorësh.

Të mbijetuarit komunikuan me shpëtuesit nëpërmjet radio lidhjeve dhe mesazheve me tekst.

Skiatorët po përfundonin një ekskursion treditor. Në grup ka pasur 11 persona dhe ata ishin të vendosur në kasolle në një lartësi prej 2.300 metrave.

Në Sierra Nevada në një dimër tipik bijnë nëntë metra borë, duke e bërë atë një nga malet me më së shumti borë në hemisferën perëndimore.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, në SHBA mesatarisht nga orteqet vdesin nga 27 persona çdo vit, sipas Qendrës për orteqe të Kolorados. bsh/

Foto: Iks

Остани поврзан