• вторник, 30 декември 2025

Temperaturat nën zero mëngjesin e sotëm në Kodrën e Diellit, Hanet e Mavrovës dhe Krushevë

Temperaturat nën zero mëngjesin e sotëm në Kodrën e Diellit, Hanet e Mavrovës dhe Krushevë

Shkup, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Më i ftoht mëngjesin e sotëm është në Kodrën e Diellit me -4 gradë. Temperaturat nën zero jsnë matur edhe në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, -1 gradë.

Sipas parashikimeve të DPHM-së,  0 gradë mëngjesin e sotëm janë matur në Berovë dhe Lazaropole, 1 gradë në Kriva Pallankë, 2 gradë në Shkup–Zajçev Rid, Shtip dhe Vinicë, 3 gradë në Tetovë, Prilep, Manastir, Veles, Kavadar, Pretor dhe Shkup–Petrovec, 4 gradë në Strumicë, Ohër dhe Demir Kapijë, dhe 6 gradë janë matur në Gjevgjeli.

Sipas parashikimeve të DPHM-së, mëngjesi i sotëm do të jetë i vranët, në pjesët jugperëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të lehta shiu dhe bore. Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa pasdite vende-vende, përgjatë Vardarit, era do të jetë e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri 10 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Vranësirat do të ulen pasdite. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë 7 gradë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан