• вторник, 10 март 2026

Televizioni shtetëror iranian: Moxhtaba Hamnei është plagosur në luftë

Televizioni shtetëror iranian: Moxhtaba Hamnei është plagosur në luftë

Teheran, 9 mars 2026 (MIA) – Televizioni shtetëror iranian, i njohur si “Zëri i Republikës Islamike Iran”, e publikoi lajmin për zgjedhjen e Moxhtaba Hamneit si udhëheqës i ri suprem, duke theksuar se ai është “plagosur në luftë”, transmeton agjencia “Fokus”. 

Udhëheqësit e televizionit shtetëror në raportet e përshkruajnë si “personalitet i cili është plagosur nga ana e armikut gjatë luftës Ramadan”, siç e quajnë mediat iraniane konfliktin aktual. Megjithatë, nuk janë bërë të ditura detaje shtesë për gjendjen e tij shëndetësore. 

Babai i Moxhtaba Hamneit, ajatollahu Ali Hamnei, si dhe bashkëshortja e tij, u vranë në sulmin ajror izraelit ndaj Teheranit më 28 shkurt, në vetë fillimin e luftës. 

Që atëherë Moxhtaba Hamnei nuk është paraqitur në publik. Udhëheqës i ri suprem i Iranit ishte shpallur mbrëmë, pas votimit të udhëheqësve fetarë islamikë, ajatollahët në Këshillin e Ekspertëve. 

Sipas të dhënave të atij trupi, një nga arsyet kyçe për zgjedhjen e tij ishte deklarata e presidentit amerikan Donald Tramp, i cili djalin e Ali Hamneit e quajti “të papranueshëm”. 

Moxhtaba Hamnei njihet si personalitet i cili ka lidhje të mira me ushtrinë iraniane, por fakti që e trashëgon babanë e tij në funksionin më të lartë në shtet për shumë persona përkujton sistemin monark, kundër të cilit Revolucioni Islamik në Iran në vitin 1979 edhe ishte drejtuar, komentojnë mediat. 

Pritet që Moxhtaba Hamnei sot t’i flasë kombit si udhëheqës i ri suprem, por deri më tani ai nuk është paraqitur në publik. fc/

Foto: EPA

Остани поврзан