• петок, 15 мај 2026

Teherani pretendon se u ka shkaktuar dëme të konsiderueshme anijeve amerikane pas sulmit ndaj një tankeri

Teherani pretendon se u ka shkaktuar dëme të konsiderueshme anijeve amerikane pas sulmit ndaj një tankeri

Teheran, 8 maj 2026 (MIA) - Njësitë e marinës amerikane, të cilat po veprojnë në zonën e Ngushticës së Hormuzit, janë përballur me zjarr raketor iranian pasi SHBA-të sulmuan një tanker nafte iraniane, raportoi radiotelevizioni shtetëror iranian. 

Mediat iraniane bëjnë të ditur se anijet ushtarake amerikane janë detyruar të tërhiqen pasi kanë pësuar dëme të konsiderueshmenga goditjet me raketa iraniane. Deri tani nuk është e qartë kur saktësisht ka ndodhur incidenti. 

Pentagoni ende nuk e ka komentuar këtë informacion, por të mërkurën forcat e armatosura amerikane njoftuan se e kishin ndaluar një tanker nafte nën flamurin iranian që po lundronte drejt një porti iranian. 

Shtabi Qendror i Forcave të armatosura iraniane njoftoi se SHBA-ja e ka shkelur armëpushimin duke sulmuar një tanker nafte iraniane dhe një tjetër anije që po hynte në Ngushticëne  Hormuzit. 

"Njëkohësisht, me ndihmën e disa vendeve të rajont, ata kryen sulme ajrore ndaj zonave civile përgjatë brigjeve të Bandar Hamir, Sirik dhe ishtullit Keshm", thuhet në njoftimin e Shtabit Qendror. qa/

Foto: arkivi

Остани поврзан