Teheran: Mendimi i Trampit për propozimin iranian është i parëndësishëm
- Qëndrimi i presidentit amerikan Donald Tramp lidhur me përgjigjen iraniane ndaj propozimit paqësor "nuk ka asnjë rëndësi”. Irani nuk jep propozime për të kënaqur presidentin amerikan, transmetojnë mediat iraniane një deklaratë të një përfaqësuesi të paemëruar të afërt me autoritetet në Teheran.
Teheran, 11 maj 2026 (MIA) – Qëndrimi i presidentit amerikan Donald Tramp lidhur me përgjigjen iraniane ndaj propozimit paqësor "nuk ka asnjë rëndësi”. Irani nuk jep propozime për të kënaqur presidentin amerikan, transmetojnë mediat iraniane një deklaratë të një përfaqësuesi të paemëruar të afërt me autoritetet në Teheran.
Burimi anonim që në deklaratën e theksoi si të "dëshirueshme" pakënaqësinë e Trampit.
“Ekipi negociator duhet të marrë vendime vetëm në përputhje me të drejtat e popullit iranian, ndërsa kur Donald Trampi nuk është i kënaqur me këtë, është e natyrshme që kjo është më mirë”, tha burimi. Ai shtoi se Trampi “në përgjithësi nuk e pranon realitetin” dhe se për këtë arsye “Irani vazhdimisht fiton”.
Reagimi vjen pasi Trampi shkroi më parë në profilin e tij "Truth Social" se "nuk i pëlqeu" përgjigjja e Iranit ndaj propozimit amerikan të paraqitur më parë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s