• четврток, 25 јули 2024

Taravari: Deri në fund të vitit do të punësohen 300 specializantë privatë

Taravari: Deri në fund të vitit do të punësohen 300 specializantë privatë

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka bërë të ditur se në seancën e sotme të Qeverisë është marrë vendim që deri në fund të vitit të punësohen 300 specializantë privatë.

"Edhe një tjetër premtim i realizuar. Deri në fund të vitit do të punësohen 300, ndërsa vitin e ardhshëm plus 300 specializantë privatë. Sot me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, në seancën e qeverisë e shqyrtuam dhe miratuam informacionin për punësimin e specialistëve privatë në fushën e shëndetësisë, të nevojshme për institucionet publike shëndetësore në RMV për vitin 2024”, ka shkruar Taravari në rrjetet sociale.

Me këtë vendim, siç theksoi Taravari, Ministria e Financave merr përsipër që deri në dhjetor të vitit 2024 të sigurojë mjete financiare shtesë në vlerë prej 38.000.000 denarëve për punësimin e 300 specializantëve privatë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан