• среда, 15 април 2026

Tankeri në pronësi të një kompanie turke u sulmua me dronë këtë mëngjes në afërsi të Bosforit

Tankeri në pronësi të një kompanie turke u sulmua me dronë këtë mëngjes në afërsi të Bosforit

Ankara, 26 mars 2026 (MIA) - Një tanker për naftë të papërpunuar në pronësi të një kompanie turke me seli në Stamboll herët në mëngjes u sulmua me dron detar dhe ajror rreth 14 milje detare nga Bosfori, raportuan mediat turke. 

Sipas informacioneve që ishin publikuar, tankeri për naftë të papërpunuar "Altura" në pronësi të një kompanie turke "Pegramon Shiping", i cili dje lundroi nga qyteti portual rus Novorosijsk në bregun verilindor të Detit të Zi, i ngarkuar me pothuajse 140.000 ton naftë, u sulmua me dron detar dhe ajror rreth orës 00:30 sipas kohës turke në ujërat e Detit të Zi, në veri nga Bosfori. 

Pas sulmit, ekuipazhi i tankerit, i cili lundronte nën flamurin e Siera Leone, dërgoi sinjal për ndihmë, duke njoftuar se dhoma e makinerive të anijes kishte filluar të mbushej me ujë. Një anije pranë dhe tre anije të rojes bregdetare turke iu përgjigjën sinjalit. Në incident nuk ka të lënduar.

Sipas "HaberDenizde", tankeri, i cili në vitet e fundit ka qenë në pronësi të disa kompanive turke, u shtua në listën e anijeve të sanksionuara nga BE-ja në tetor të vitit 2025. Në dhjetor të këtij viti, u përfshi në listën e sanksioneve të Zvicrës dhe Ukrainës, ndërsa dy ditë më parë – në listën e Mbretërisë së Bashkuar.

Media vëren se pronari i mëparshëm i tankerit "Altura", "Kajseri Shiping", i cili e posedonte anijen deri në nëntor të vitit 2025, është në pronësi të shtetasit iranian Mohamed Hosein Shamkani, i biri i këshilltarit për siguri të Ali Hamneit, Ali Shamkani, i cili u vra në sulmet izraelito-amerikane ndaj Iranit më 28 shkurt. Themeluesi i "Kajser Shiping", Hektor Varela De Leon, gjithashtu u përfshi në listën e sanksioneve të SHBA-së në korrik të vitit 2025. qa/

Foto: Printskrin Jutjub

Остани поврзан