Takimi Nufi - Rute: Forcimi i pozicioneve të Shqipërisë dhe bashkëpunimi mbrojtës në NATO
- Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, në të cilën fokusi i bisedimeve ishte vendosur në sfidat aktuale të sigurisë dhe rolin gjithnjë në rritje të Shqipërisë në kuadër të Aleancës.
Tiranë, 15 prill 2026 (MIA) - Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, në të cilën fokusi i bisedimeve ishte vendosur në sfidat aktuale të sigurisë dhe rolin gjithnjë në rritje të Shqipërisë në kuadër të Aleancës.
Ministri Nufi në në postim në Fejsbuk shkroi se gjatë takimit është vlerësuar lartë kontributi i Shqipërisë në mbrojtjen kolektive, duke e përshkruar vendin si "një faktor stabiliteti dhe një pikë referimi për sigurinë në rajon".
"Një bisedë e drejtëpërdrejtë dhe shumë produktive me Sekretarin e Përgjishëm të NATO-s, Mark Rute, e fokusuar në sfidat aktuale të sigurisë dhe rolin gjithnjë në rritje të Shqipërisë brenda Aleancës. Shqipëria kontribuon me vendosmëri në mbrojtjen kolektive dhe afirmohet si faktor stabiliteti dhe pikë referimi për sigurinë në rajon, duke qëndruar krah për krah me Aleatët, nga misionet paqeruajtëse deri te operacionet më të rëndësishme ndërkombëtare, në shërbim të paqes dhe vlerave euro-atlantike", shkruan ai.
Në këtë frymë, shtoi Nufi, mbështetja e vazhdueshme e aleatëve mbetet kyçe për forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe rritjen e gatishmërisë operacionale. qa/
Foto: Fejsbuku i Nufit