• среда, 14 јануари 2026

Takim lamtumirës i Gashit me ambasadoren amerikane, Ageler

Takim lamtumirës i Gashit me ambasadoren amerikane, Ageler

Shkup, 13 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi takim lamtumirës me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angella Ageler.

Në takimin, siç njoftoi pres shrbimi i Kuvendit, Gashi shprehu mirënjohje për përkushtimin e saj personal, qasjen profesionale dhe mbështetjen për proceset demokratike në vend. U theksua veçanërisht roli i saj në forcimin e bashkëpunimit institucional, ndërtimin e besimit dhe avancimin e dialogut me Kuvendin.

Kryetari i Kuvendit, Gashi shprehu mirënjohje edhe për Ambasadën e SHBA-së për mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe të fortë për Republikën e Maqedonisë së Veriut në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit, stabilitetin dhe orientimin euroatlantik të vendit. Në këtë kontekst, u theksua edhe mirënjohja për Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner strategjik dhe aleat.

Gashi theksoi se kontributi i ambasadores Ageler dhe SHBA-së ka lënë gjurmë të dukshme dhe pozitive në zhvillimin e proceseve demokratike dhe moderne në vend. Ai shprehu gjithashtu besimin se marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. bsh/

Foto: Kuvend

Остани поврзан