Takimi i Gashit me ambasadoren e Mongolisë: 30 vjet marrëdhënie diplomatike dhe miqësore
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, së bashku me Grupin Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Mongolisë, realizoi takim me ambasadoren jorezidente të Mongolisë, Sajana Lkhagvasurin.
Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, së bashku me Grupin Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Mongolisë, realizoi takim me ambasadoren jorezidente të Mongolisë, Sajana Lkhagvasurin.
"Kryetari Gashi shprehu kënaqësinë për takimin në kohën kur shënohen 30 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve dhe shpreson se ky përvjetor do të hapë një kapitull të ri të bashkëpunimit të përbashkët. Edhe pse vendi ynë është kandidat për anëtarësim në BE, është ende i hapur për bashkëpunim me të gjitha vendet e botës. Gashi shprehu gjithashtu respekt për Mongolinë nga një aspekt historik - përmes Xhingis Kanit dhe nga aspekti modern - si një urë e fortë midis Lindjes dhe Perëndimit. Si Kryetar i Dhomës Ligjvënëse, do të përpiqet t'i thellojë marrëdhëniet në nivel parlamentar, por edhe shtetëror. Përmes vizitave të ndërsjella dhe shkëmbimit të përvojave, duhet të ndërtohen ura të bashkëpunimit", kumtoi Pres shërbimi i Kuvendit.
Ambasadorja shprehu kënaqësinë për shënimin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe njoftoi një sërë ngjarjesh solemne në nder të kësaj.

"Ajo informoi për formimin e grupit parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin e Maqedonisë i cili është në proces në Parlamentin e Mongolisë, i cili do të çojë në forcimin e marrëdhënieve parlamentare. Në drejtim të afrimit të popujve, u përmend edhe vendosja e regjimit pa viza sa më shpejt të jetë e mundur, si përfitim për të dy vendet", theksohet në kumtesë.
Kryetarja e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim, Merita Kolçi-Koxhaxhiku, shfrytëzoi rastin për të falënderuar Konsullin e Nderit të Mongolisë në vendin tonë, Litov Namdagzhançivin, për punën dhe përkushtimin e tij për afrimin e dy vendeve.
"Në vitin e ardhshëm, njoftoi bashkëpunim të intensifikuar, veçanërisht në fushën kulturore dhe turistike. Në këtë kontekst, deputetët Toni Jarevski dhe Dragan Nedellkoviq gjithashtu vazhduan, duke bërë përpjekje për rritjen e shkëmbimit kulturor dhe shndërrimin e iniciativave në një dokument konkret për bashkëpunim", informoi shërbimi për shtyp qeveritar. rq/
Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut