• вторник, 03 февруари 2026

Takim i deputetes Dijana Toska me Filip Marsheto, zëvendësambasador i Francës në vend

Takim i deputetes Dijana Toska me Filip Marsheto, zëvendësambasador i Francës në vend

Shkup, 3 shkurt 2026 (MIA) - Kryetarja e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës, Dijana Toska, realizoi takim me Filip Marsheto, zëvendësambasador i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ç'rast biseduan për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit midis dy parlamenteve, por edhe midis dy vendeve në përgjithësi.

Deputetja Toska, siç njoftoi pres shërbimi i Kuvendit, falënderoi për mbështetjen që Franca na jep si në kuadër të procesit të integrimit evropian, por edhe në nivel lokal, gjë që është me rëndësi të jashtëzakonshme për ne.

Ajo shprehu besimin se në periudhën e ardhshme, Grupet parlamentare për bashkëpunim të të dy parlamenteve do të intensifikojnë komunikimin e ndërsjellë dhe do të avancojnë bashkëpunimin në fushën e shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Zëvendësambasadori Marsheto theksoi se për Francën është prioritet i rëndësishëm që Republika e Maqedonisë së Veriut të fillojë negociatat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian dhe shtoi se deputetët luajnë rol të rëndësishëm në atë proces.

Deputetja Toska theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është alternativa jonë e vetme, nëse duam të sigurojmë zhvillim ekonomik dhe përparim si vend, por është edhe parakusht për t'i mbajtur të rinjtë këtu dhe që të rinjtë këtu të marrin standard më të mirë, arsim cilësor dhe kushte evropiane jetese.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord të intensifikojnë komunikimin e ndërsjellë në periudhën e ardhshme, veçanërisht në drejtim të forcimit të bashkëpunimit midis Grupeve parlamentare për bashkëpunim midis të dy parlamenteve. bsh/

Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Остани поврзан