• сабота, 21 февруари 2026

Takime të ndara të Albusadit me delegacionin iranian dhe amerikan

Takime të ndara të Albusadit me delegacionin iranian dhe amerikan

Muskat, 6 shkurt 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Omanit, Sajad Badr Albusadi zhvilloi takime të ndara me përfaqësuesit iranianë dhe amerikanë, kumtoi MPJ-ja e Omanit. 

Busadi zhvilloi bisedime me homologun e tij iranian Abas Aragçi dhe përfaqësuesit amerikanë Stiv Uitkof dhe Xhared Kushnet. 

Konsultimet u përqendruan në përgatitjen e kushteve për rifillimin e negociatave diplomatike dhe teknike, duke theksuar rëndësinë e tyre, duke pasur parasysh vendosmërinë e palëve të përfshira për të siguruar siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm, theksohet në kumtesën e MPJ-së së Omanit. 

Është parashikuar edhe i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë, Uitkof të takohet me Albusadin. 

Ndërkohë, mediat iraniane publikuan se Aragçi dhe ekipi i tij së shpejti do të fillojnë negociatat me delegacionin amerikan.

Oman edhe vitin e kaluar ndërmjetësoi midis Iranit dhe SHBA-së në bisedimet bërthamore, të cilat u pezulluan në qershor kur Izraeli sulmoi objektet bërthamore iraniane, ndërsa shpejtë u bashkuan edhe forcat amerikane. ls/

Foto: DPA

 

Остани поврзан