Takim Sali - Mejdani: Bisedohet për "One Stop Shop" dhe përforcimin e bashkëpunimit
- Përforcimi e marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve ishte tema kryesore në takimin mes zëvendëskryeministrit të parë Bekim Sali me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani.
Shkup, 9 shkurt 2026 (MIA) - Përforcimi e marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve ishte tema kryesore në takimin mes zëvendëskryeministrit të parë Bekim Sali me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani.
Në fokus të veçantë të bisedës ishte projekti One Stop Shop, i cili paraqet hap të rëndësishëm drejt lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave, si dhe rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, njoftoi Ministria për Çështje Evropiane.
Të dy palët vlerësuan pozitivisht implementimin e këtij projekti, duke theksuar rëndësinë e tij për zhvillimin rajonal dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Nga MÇE shtojnë se u diskutua edhe për iniciativa tjera të përbashkëta, bashkëpunimin institucional dhe koordinimin në kuadër të proceseve integruese evropiane. bsh/
Foto: MÇE