• сабота, 21 февруари 2026

Takim Mucunski - Krihbaum: Vendi i përkushtuar në reformat dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore

Takim Mucunski - Krihbaum: Vendi i përkushtuar në reformat dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore

Shkup, 14 shkurt 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pasdite, në margjinat e Konferencës së sigurisë në Munih, ka realizuar takim me Ginter Krihbaum. ministër shtetëror për Evropë në Ministrinë federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

"Në fokus të bisedave ishin çështjet aktuale që lidhen me integrimin evropian dhe përparimin e vendit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ministri Mucunski e riafirmoi angazhimin strategjik për anëtarësim në BE, duke theksuar angazhimin për zbatimin e reformave, promovimin e bashkëpunimit rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si dhe kontributin për stabilitet dhe paqe në rajon", njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Bashkëbiseduesit i kanë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe kanë shprehur gatishmëri për avancimin e tyre të mëtejshëm, me theks të posaçëm në thellimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik.

Mucunski është pjesë e delegacionit qeveritar, i cili i udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, merr pjesë në Konferencën e sigurisë në Munih. bsh/

Foto: MPJTJ

Остани поврзан