• среда, 14 јануари 2026

Takim Mucunski - Gjorgjievski: Avancim i bashkëpunimit të kompanive vendore me PDK-të

Takim Mucunski - Gjorgjievski: Avancim i bashkëpunimit të kompanive vendore me PDK-të

Shkup, 13 janar 2026 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot pati takim pune me udhëheqësinë e Lidhjes së Odave Ekonomike, i kryesuar nga kryetari Goran Gjorgjievski. 

Në takim, siç informoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit përmes organizimit të vizitave tregtare tematike në tregje me prioritet, sigurimin e mbështetjes logjistike gjatë vizitave të rëndësishme afariste në shtet, si dhe për promovimin e kapaciteteve të eksportit të kompanive vendore para korit diplomatik. 

“Theks i veçantë u vu në përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit midis kompanive vendase dhe përfaqësive diplomatike dhe konsullore jashtë vendit. Fokusi i aktiviteteve institucionale është i drejtuar drejt mbështetjes sistematike për kompanitë me potencial eksporti, me qëllim stimulimin e vlerës së shtuar në ekonomi dhe krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, thuhet në kumtesë.

Takimi i Mucunskit me Gjorgjievskin është në kuadër të serisë së takimeve të punës të drejtuara drejt avancimit të diplomacisë ekonomike dhe mbështetjes së eksportit. fc/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

Остани поврзан