• сабота, 21 февруари 2026

Takim Milloshoski - Sulstrom: Fokusi në bashkëpunimin parlamentar dhe ekonomik

Takim Milloshoski - Sulstrom: Fokusi në bashkëpunimin parlamentar dhe ekonomik

Shkup, 16 shkurt 2026 (MIA)- Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski sot realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, Ola Sulstrom, i shoqëruar nga zëvendësshefja e misionit, Elizabet Dalberg Frisk.

Në këtë takim janë theksuar marrëdhëniet e përkryera bilaterale të të dyja shteteve, të bazuara në besimin dhe respektimin e ndërsjellë, me fokus të veçantë në bashkëpunimin parlamentar dhe ekonomik.

Nënkryetari Milloshoski e falënderoi Mbretërinë e Suedisë për mbështetjen konstante që ia jep vendit tonë në procesin e integrimit në BE.

Foto: Kuvendi

Остани поврзан