Takim Mickoski - Shof në Munih: Morëm porosi të qartë se Maqedonia ka aleat të fuqishëm në Holandë për rrugën tonë eurointegruese, të bazuar në rezultate dhe reforma reale
- qedo
Shkup, 14 shkurt 2026 (MIA) - Kryministri Hristian mickoski sot, në kuadër të vizitës në Munih, realizoi takim me kryeministrin holandez, Dik Shof, ku, siç kumtoi "morëm konstatim të qartë se Maqedonia ka aleat të fuqishme në Holandë për rrugën tonë eurointegruse, të bazuar në reforma dhe rezultate konkrete".

"Sot në Munih realizova takim produktiv me kryeministrin holandez, Dik Shof. Holanda nuk është vetëm mikja jonë e sinqertë, por edhe një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm ekonomikë. Morëm porosi të qartë se Maqedonia ka një aleat të fuqishëm në Holandë për rrugën tonë eurointegruese, të bazuar në rezultate dhe reforma reale", kumtoi Mickoski në Fejsbuk.
Në takim, siç theksoi Mickoski, u bisedua për investimet holandeze të cilat tashmë janë të pranishme me kapacitetet e veta prodhuese në Maqedoni të Veriut, gjithashtu edhe për mundësinë për bashkëpunim dhe investime më tëmëdha të kompanive holandeze në fushën e shëdnetësisë.
"Vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë si destinacion tërheqës për kapitalin evropian. Çdo investim i ri do të thotë vende të reja pune dhe standard më i mirë për qytetarët tanë", kumtoi Mickoski.

Mickoski prej dje po qëndron për vizitë disaditëshe në Republikën Federale të Gjermanisë, ku po merr pjesë në Konferencën e 62-të të sigurisë, ku, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, do ta riafirmojë prëcaktimin e shtetit për proces të drejtë dhe të parashikueshëm të integrimit në Bashkimin Evropian, pa kushtëzime të tjera.
Kryeministri Mickoski në Munih është i shoqëruar nga ministrat e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. ab/
Foto: Fejsbuk