Takim i Siljanovska-Davkovës me drejtuesit e Fakultetit të Muzikës, theksohet rëndësia e punës edukative dhe pedagogjike
- Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova sot priti dekanen e Fakultetit të Muzikës, Darija Andovska, prodekanen për mësimdhënie dhe shkencë, Sonja Zdravkova-Xheparovska dhe prodekanen për veprimtari koncertale, Marija Vërshkova, me rastin e 60 vjetorit të ekzistencës dhe aktivitetit të këtij institucioni të arsimit të lartë.
Shkup, 16 shkurt 2026 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova sot priti dekanen e Fakultetit të Muzikës, Darija Andovska, prodekanen për mësimdhënie dhe shkencë, Sonja Zdravkova-Xheparovska dhe prodekanen për veprimtari koncertale, Marija Vërshkova, me rastin e 60 vjetorit të ekzistencës dhe aktivitetit të këtij institucioni të arsimit të lartë.
Siç njoftoi Zyra e Presidentes, dekanja Andovska theksoi se suksesi i fakultetit është rezultat i njohurive të mëdha muzikore, dashurisë, kreativitetit, punës së palodhur dhe përkushtimit të disa brezave të kuadrit mësimdhënës.
Jubileu, siç u theksua në takim, fiton rëndësi dhe domethënie duke pasur parasysh se në një kohë relativisht të shkurtër të punësuarit kanë arritur rezultate që tejkalojnë ato të akademive muzikore në rajon, të themeluara më shumë se një shekull më parë.
Duke ua uruar jubileun, presidentja e theksoi rëndësinë e punës arsimore dhe pedagogjike të Fakultetit, e cila ka nxjerrë artistë të shquar muzikorë, përfshirë pianistin Simon Tërpçevski. "Është i padiskutueshëm dhe i paçmuar roli ambasadorial i artistëve tanë muzikorë në promovimin e shtetit të Maqedonisë në mbarë botën", thotë Siljanovska-Davkova.
Ajo pranoi ftesën për të qenë patronazhi i shënimit të 60-vjetorit të institucionit, i cili, siç u theksua, është një vatër artistësh pa të cilët nuk mund të imagjinohet puna e suksesshme e Filarmonisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Operas dhe Baletit Kombëtar, Orkestrës Kombëtare të Xhazit, si dhe ansambleve dhe orkestrave të shumta.

Profesoreshat në takim e informuan presidentin rreth sfidave me të cilat përballet Fakulteti, veçanërisht të natyrës financiare dhe hapësinore, mungesës kronike të instrumenteve, si dhe rrezikut të mbylljes së disa katedrave për shkak të mungesës së kuadrit. Në të njëjtën kohë, ata shprehën pritje që një numër zgjidhjesh të propozuara nga Ligji i ri për Arsimin e Lartë do të rishikohen dhe ndryshohen në debatin e ardhshëm.
Foto: Kabineti i presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut