• недела, 25 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Takim i sekretares së përgjithshme të Kuvendit, Dimovska me kolegen sllovene Zore Tavçar

Takim i sekretares së përgjithshme të Kuvendit, Dimovska me kolegen sllovene Zore Tavçar

Shkup, 10 prill 2025 (MIA) - Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit të Kuvendit të Sllovenisë, sot është mbajtur takimi i sekretareve të përgjithshme të Kuvendit, Marina Dimovska dhe të Kuvendit të Sllovenisë, Urshulla Zore Tavçar.

Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, sekretarja e përgjithshme Dimovska, duke i uruar mirëseardhje koleges së saj, përshëndeti përvojat sllovene që kanë ndihmuar shumë punën parlamentare të Kuvendit, veçanërisht përvojat e fundit me hapjen e Dhomës së Mbrojtur në Kuvend, si dhe bashkëpunimin në sferën e kalendarit parlamentar dhe politikave arsimore dhe rinore.

“Qëllimi im si udhëheqëse e shërbimit parlamentar është të zhvilloj misionin dhe vizionin për një Parlament modern evropian, duke qenë në hap me trendet më të fundit të aplikuara në parlamentet dhe të jap kontributin tim personal në zbatimin e praktikave më të mira në aktivitetet tona, me qëllim të ndërtimit të institucioneve parlamentare efikase dhe transparente”, theksoi Dimovska.

Sekretarja e përgjithshme Zore Tavçar shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen e veçantë për realizimin e takimit, duke theksuar marrëdhëniet miqësore dhe partneritetin që ekzistojnë midis dy institucioneve. Shprehu mbështetjen e hapur për bashkëpunimin e ardhshëm dhe gatishmërinë për avancimin e proceseve parlamentare në fushat me interes për Kuvendin.

Në takim, fushat e mundshme të bashkëpunimit përfshinin standardet për digjitalizimin e proceseve parlamentare, rritjen e transparencës ndaj publikut, integrimin e inteligjencës artificiale në administratën parlamentare, përmirësimin e diplomacisë parlamentare, si dhe procesin e harmonizimit të legjislacionit vendas me atë evropian, të cilat janë parakushte të rëndësishme në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Të dy bashkëbisedueset arritën pëlqim për formalizimin dhe strukturimin e bashkëpunimit afatgjatë dypalësh përmes aktiviteteve konkrete, përmes shkëmbimeve dhe vizitave në shërbimet e të dy parlamenteve. Ky takim është nxitje e fortë për përparim të përbashkët në frymën e mbështetjes evropiane dhe bashkëpunimit parlamentar. bsh/

Foto: Kuvend

Остани поврзан