• среда, 14 јануари 2026

Takim i liderëve nesër në Klubin e deputetëve për ligjet reformuese dhe për heqjen e qeverisë teknike, por edhe për çështje tjera

Takim i liderëve nesër në Klubin e deputetëve për ligjet reformuese dhe për heqjen e qeverisë teknike, por edhe për çështje tjera

Shkup, 13 janar 29026 (MIA) - Në Klubin e deputetëve nesër do të mbahet takimi i liderëve mes kryeministrit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe kryetarëve të partive parlamentare, të cilat kanë grupe të deputetëve në Kuvend, ku, siç u paralajmërua, do të bisedohet për ligjet reformuese në jurisprudencë, për zgjedhjen e avokatit të popullit, për Kodin penal dhe për heqjen e qeverisë teknike, por edhe për çështje tjera me propozim të pjesëmarrësve në takim.

Nga tre grupet opozitare të deputetëve, tani për tani, konfirmim për pjesëmarrje ka vetëm nga "E Majta", ndërsa lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, edhe një herë e refuzoi thirrjen e Mickoskit për konsenzus për çështjet kyçe për shtetin.

Nga partnerët e koalicionit në Qeveri, në takim nga koalicioni "Vlen" pritet pjesëmarrja e kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami dhe e liderit të ZNAM-it dhe kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

BDI-ja sot pasdite në seancën e Këshillit të përgjithshëm të partisë do të marrë vendim nëse lideri i saj, Ali Ahmeti do të marrë pjesë në takim, pasi partia dje e ka mbajtur seancën e kryesisë së Këshillit të përgjithshëm, ku u diskutua për temat aktule politike dhe për çështje për organizimin e brendshëm partiak.

Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp koordinatori e grupit të deputetëve të "VLEN", Bekim Qoku, koalicioni në takimin e liderëve do të përfaqësohet nga Bilall Kasami.

"Ne e pranojmë ftesën dhe vendosëm të shkojmë në takimin e liderëve. Aty do të marrim pjesë unë si koordinator dhe Bilall Kasami si një nga liderët e 'VLEN'-it", tha ai.

Lidhur me Qeverinë e Përzhinos, Qoku tha se nuk i ka hije një vendi që negocion për hyrje në BE të ketë Qeveri teknike, si dhe se vendi në zgjedhjet lokale ka dëshmuar se edhe pa Qeverinë e Përzhinos mund të organizohen zgjedhje korrekte dhe demokratike.

"E Majta" paralajmëroi se pranon të hiqet Qeveria teknike, por vetëm nëse vendoset një njësi zgjedhore, ndërsa deputeti Amar Mecinoviq dje në konferencë për shtyp në Kuvend informoi se "E Majta" do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar të liderëve.

Takimin e liderëve e kanë përshëndetur edhe PLD-ja dhe RDM-ja. 

Kryeministri Hristijan Mickoski në intervistën më 7 janar paralajmëroi se do t'u dërgojë ftesa partive politike për një takim liderësh, i cili do të mbahej para udhëtimit të tij në Forumin ekonomik botëror në Davos, ndërsa temë e takimit do të ishte konsensusi për ligjet reformuese dhe shfuqizimi i qeverisë teknike. Për çështjet kyçe për shtetin, Mickoski pret konsensus nga liderët e gjithë koalicioneve parlamentare, si dhe se rendi i ditës, mund të zgjerohet dhe plotësohet me të tjera.

"Le të bisedojmë për Avokatin e Popullit. Të tregojmë pjekuri që si politikanë dhe si shtet, diskutojmë hapur për të gjitha ato tema lidhur me qëllimin tonë - BE-në dhe për ligjet që duhet të miratohen. Le të ulemi dhe të bisedojmë. Unë nuk do të doja të hyja në shfquzimin e qeverisë teknike pa konsensus sepse kjo është politikisht e pacivilizuar, e këto lloj ndryshime në sistemin politik duhet të sillen me konsensus. Nëse themi se qeveria teknike është një lloj implanti, nëse themi se qeveria teknike mund të ketë probleme edhe me kushtetutshmërinë, ajo pengon sistemin, nuk i jep hapësirë ​​të mjaftueshme për manovrim, le t’i bëjmë edhe ato ndryshime – bëri thirrje kryeministri Mickoski.

Pasi Filipçe e refuzoi, kryeministri Mickoski tha se mendonte që ai do të tregojë pjekuri dhe gjerësi.

"Temë e takimit të liderëve është vetëm Ligji për Qeverinë. Nëse sillemi në mënyrë të papërgjegjshme, siç sillet ai, nuk na duhet takim liderësht, ne me 61 vota mund ta fshijmë qeverinë teknike, nuk na duhet mendimi i opozitës. Por, ne donim që procesi të jetë gjithëpërfshirës. Gjithashtu donim të diskutonim për Kodin Zgjedhor, Ligjin për Prokurorinë Publike, Ligjin për Shërbimin e Prokurorisë Publike dhe Shërbimin Gjyqësor, Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë - tha Mickoski.

Lideri i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe, në nkonferencë për shtyp më 8 janar e refuzoi thirrjen për një takim liderësh për të shfuqizuar qeverinë teknike, duke akuzuar se Mickoski “po kërkon alibi për të shpallur zgjedhje të parakohshme”.

Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë Tonë e përshëndeti nismën e Kryeministrit për një takim liderësh, duke e vlerësuar si një mundësi që të gjithë faktorët politikë relevantë të tregojnë përgjegjësi ndaj shtetit dhe qytetarëve, kurse refuzimi për dialog i LSDM-së është pranim i dobësisë. bsh/ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан