Takim Gjorgjievski-Ivanov: Në fokus Forumi i diplomacisë kulturore "Forumi i Shkupit"
- Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski sot u takua me ish presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov.
Shkup, 5 shkurt 2026 (MIA) - Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski sot u takua me ish presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov.
"Sot realizova takim me ish presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, në frymën e dialogut të hapur dhe përmbajtësor. Në fokus të bisedave ishte Forumi për diplomaci kulturore "Forumi i Shkupit", i cili këtë vit për të katërtën herë me radhë mbahet në organizim të Klubit të Shkupit. Ky forum është vendosur si një platformë e fuqishme dhe relevante për promovimin e diplomacisë kulturore, duke bashkuar personalitete të shquara nga fusha e kulturës, diplomacisë dhe jetës publike nga vendi dhe vendet e huaja. Përmes nismave të tilla krijohen mundësi të reja për rrjetëzim ndërkombëtar, shkëmbim të ideve dhe thellim të bashkëpunimit mes Qytetit të Shkupit, qyteteve tjera dhe partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtar", qëndron në postimin e Gjorgjievskit në "Fejsbuk".
Në takim, siç citohet, shkëmbyem mendime dhe përvoja për gjendjet aktuale në shtet dhe rajon, me ç'rast theks i veçantë është vendosur në rolin e diplomacisë kulturore si urë mes popujve dhe si instrument i rëndësishëm për përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
"Gjithmonë është kënaqësi të dëgjohen mendimet dhe qëndrimet e njeriut i cili me punën dhe angazhimin e tij la gjurmë të thella dhe të përhershme në Maqedoni. Nderi ishte i imi", thuhet në postimin e kryetarit të Qytetit të Shkupit Gjorgjievski. sa/
Foto: Fejsbuku i Gjorgjievskit