• среда, 08 април 2026

Të punësuarit në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor do të përfitojnë rritje të pagave prej pesë për qind në tre vitet e ardhshme

Të punësuarit në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor do të përfitojnë rritje të pagave prej pesë për qind në tre vitet e ardhshme

Shkup, 7 prill 2026 (MIA) - Drejori i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov nënshkroi sot Aneks të Marrëveshjes Kolektive me përfaqësuesit e sindikatave përfaqësuese AOJGJSH, SAASH dhe KOSM, të punësuarit në Fond do të përfitojnë rritje të pagave prej pesë për qind me pagën e prillit për këtë vit, ndërsa rritja e njejtë do të zbatohet edhe në vitet e ardhshme 2027 dhe 2028.

"Presim që kjo rritje e pagave të jetë stimul për punë më efikase dhe më e përgjegjshme. Ne jemi shërbm i personave të siguruar dhe pensionistëve, ndërsa kënaqësia e tyre nga shërbimet që i sigurojmë është sfidë e jonë e çdoditshme", theksoi drejtori Nikolla Memov.

Përfaqësuesit e sindikatave kanë shprehur kënaqësi nga nënshkrimi i këtij Aneksi, duke theksuar se rritja e pagave është hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të standardit të të punësuarve dhe realizimin e të drejtave të tyre. mb/

Foto: FSSHM

Остани поврзан