Të paktën 30 njerëz humbën jetën në përmbytjet në Etiopi
- Të paktën 30 njerëz humbën jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme që e goditën rajonin Gomo, Etiopia jugore.
Adis Abeba, 12 mars 2026 (MIA) - Të paktën 30 njerëz humbën jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme që e goditën rajonin Gomo, Etiopia jugore.
Qyteti Arba Minço dhe rajonet fqinje dy ditë u përfshinë nga shiu i pandërprerë, që shkaktoi dëm të madh në shtëpi, infrastrukturë dhe tokat bujqësore.
Reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan përmbytje të mëdha në pjesën lindore të Afrikës, ndërsa dhjetëra njerëz pësuan në Keninë fqinje.
Meteorologët theksuan se gjithnjë e më intensive bëhen stuhitë në rajon, pjesërisht për shkak të ndryshimeve klimatike. sa/
foto: EPA