• сабота, 14 март 2026

Të paktën 10 të vrarë dhe 50 të plagosur në një sulm izraelit në Libanin lindor

Të paktën 10 të vrarë dhe 50 të plagosur në një sulm izraelit në Libanin lindor

Bejrut, 21 shkurt 2026 (MIA) - Të paktën 10 persona janë vranë dhe 50 të tjerë janë plagosur në një sulm izraelit në Luginën Beka në Liban.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kishin sulmuar qendrat e komandës së Hezbollahut në zonën Baalbek, pjesë e Luginës Beka. Hezbollahu ende nuk ka komentuar për incidentin.

Sipas burimeve izraelite, midis të vdekurve është edhe një zyrtar i lartë i Hezbollahut.

Sulmi është ndër më vdekjeprurësit e regjistruar në Libanin lindor në javët e fundit dhe rrezikon të prishë armëpushimin e brishtë midis Izraelit dhe Hezbollahut, të nënshkruar në fund të nëntorit 2024, zbatimi i të cilit ka qenë në pikëpyetje, pasi të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e tij.

Në fund të nëntorit 2024, Izraeli dhe Hezbollahu njoftuan një armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-ja për t'i dhënë fund më shumë se një viti luftimesh ndërkufitare. Që atëherë, të dyja palët kanë shkëmbyer akuza për shkelje të armëpushimit. mb/

Foto: MIA

 

Остани поврзан