Së paku tetë persona e humbën jetën në zjarrin në një qendër tregtare në afërsi të Teheranit
- Së paku tetë persona e humbën jetën, ndërsa 36 janë lënduar dje në zjarrin në një qendër tregtare në perëndim të Teheranit, kumtoi televizioni shtetëror iranian.
Teheran, 6 maj 2026 (MIA) - Së paku tetë persona e humbën jetën, ndërsa 36 janë lënduar dje në zjarrin në një qendër tregtare në perëndim të Teheranit, kumtoi televizioni shtetëror iranian.
Shërbimi zjarrfikës lokal kumtoi se shtresa e fasadës së ndërtesës së djegur ishte e ndezshme dhe se kjo e ka ndihmuar përhapjen e shpejtë të flakëve.
Shkaku mbetet i panjohur.
Mediumet iraniane shfaqën video regjsitrime ku shihet tymi i dendur se si ngritet nga vendi i incidentit. ab/
foto: ЕPА arkivi